Alarmi që nuk e shqetëson partnerin
Nëse duhet të zgjoheni herët dhe dëshironi ta lini të qetë partnerin tuaj, tashmë ka një zgjidhje. Nuk do ta keni më problem alarmin e zhurmshëm, i cili ndoshta edhe do t’ua humb gjumin në orët në vazhdim. Për këtë punë është zbuluar koncepti ‘Earlalarm’, i cili përbëhet nga dy lloje dëgjuesesh, sigurisht të buta,…
Lifestyle
Nëse duhet të zgjoheni herët dhe dëshironi ta lini të qetë partnerin tuaj, tashmë ka një zgjidhje. Nuk do ta keni më problem alarmin e zhurmshëm, i cili ndoshta edhe do t’ua humb gjumin në orët në vazhdim.
Për këtë punë është zbuluar koncepti ‘Earlalarm’, i cili përbëhet nga dy lloje dëgjuesesh, sigurisht të buta, të cilat vendosen në vesh dhe lidhen me orën afër shtratit përmes ‘Bluetooth’.
Alarmi është dizajnuar të përdoret me aplikacion të telefonit, ndërsa e lë partnerin të vazhdojë të flejë. Koncepti është shpikje e Kyungmi Moon, 24, dizajnere e diplomuar nga Seuli, Kore e Jugut.
Ajo u inspirua nga zhurma që e shkaktonte muzika dhe alarmi i komshinjve. Ajo shpreson që produkti i saj të përhapet sa më shumë, në mënyrë që partnerët të flenë të qetë.
“Unë e kam gjumin e lehtë dhe fatkeqësisht banesa ime nuk është e izoluar mirë, kështu që ndihen krejt zërat nga ndejat që bëhen tek komshinjtë. Unë nuk mund të fle e qetë dhe më duhet të zgjohem në gjysmë të natës, për shkak të zhurmave, të qeshurave dhe muzikës me zë të lartë”, deklaroi Moon, e cila e ka zhvilluar projektin së bashku me miqtë Doyun Kim e Jinyong Park, të dy 26 vjeç.
– “Ndonjëherë, orat alarm tek komshinjtë më zgjojnë kur nuk kisha dëshirë të zgjohesha. Në ato momente, ideja lindi në mendjen time dhe thashë: çka nëse do ta vendosim këtë alarm në vesh, në vend të dëgjueseve të muzikës?”, vijoi ajo.
Alarmi shpesh ju shkon në nerva, posaçërisht atyre, të cilëve u fillon puna më vonë, apo nëse kanë pushim. “Alarmi është vetëm për ju. Ai vendoset në veshët tuaj dhe mund të flini pa problem, ndërsa kur të bëjë alarmi në veshët tuaj, ai ju zgjon pa ua prishin rehatinë njerëzve tjerë”, përfundoi ajo.