Makinë pa shofer
Edhe pse Google njihet si emri më i njohur në lidhje me zhvillimin e automjeteve të pilotuara, prodhues të tjerë si BMW janë përfshirë në idenë dhe teknologjinë, e cila mund të bëjë që makinat ta vozisin veten, një ide që mund të realizohet brenda pak vitesh. Më saktësisht, BMW synon që një gjë të…
Auto & Tek
Edhe pse Google njihet si emri më i njohur në lidhje me zhvillimin e automjeteve të pilotuara, prodhues të tjerë si BMW janë përfshirë në idenë dhe teknologjinë, e cila mund të bëjë që makinat ta vozisin veten, një ide që mund të realizohet brenda pak vitesh.
Më saktësisht, BMW synon që një gjë të tillë ta bëjë deri në vitin 2020. Sistemi i prezantuar nga BMW në CES 2014 shkon përtej ideve të Google, ndërsa mundëson ndërtimin e një veturë të shpejtë dhe që di ta menaxhojë situatën në rrugë të rrëshqitshme.
Automjetet përdorin një radar 360 shkallë, sensorë dhe kamera, të cilat e shikojnë rrugën dhe i përshtaten asaj. Përmes videos së publikuar pikërisht nga BMW, ju mund ta shihni se si veturat janë të afta të marrin kthesa me shpejtësi të madhe, të kalojnë pengesa dhe madje në asfalt të lagur.