Lewandowski i Bayernit

Se Bayern Munich tashmë një kohë të gjatë i ka siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit e dinin të gjithë, mirëpo, sipas të përditshmes bavareze Abendzeitung, kampioni i Bundesligës dhe Evropës do ta ftojë sulmuesin e Borussia Dortmundit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore tani në janar. Lajmi vjen nga Gjermania dhe raporton se reprezentuesi polak në…

Sport

03/01/2014 09:35

Se Bayern Munich tashmë një kohë të gjatë i ka siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit e dinin të gjithë, mirëpo, sipas të përditshmes bavareze Abendzeitung, kampioni i Bundesligës dhe Evropës do ta ftojë sulmuesin e Borussia Dortmundit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore tani në janar.

Lajmi vjen nga Gjermania dhe raporton se reprezentuesi polak në ditët e ardhshme do të kryejë testet mjekësore me Bayern Munichun e më pas do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me gjigantin nga Allianz Arena.

Lewandowski ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Dortmundin dhe mund të arrijë marrëveshje tani me një skuadër tjetër.

Largimi i tij drejt Bayernit është një tjetër goditje e rëndë për Dortmundin që humbi Mario Gotzen gjatë verës i cili po ashtu iu bashkua rivalit.