Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës
Janë realizuar katër fluturimet e para në Aeroportin “Adem Jashari” pas përmirësimit të kushteve atmosferike. Sot janë paraparë të realizohen 25 fluturime.
Lajme
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rifillojnë nisjet dhe ardhjet.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë për lajmi.net se sot kanë ardhur katër aeroplanët e parë, pas bllokadës e cila ishte shkaktuar si pasojë e mjegullës së dendur. Tri nga këto aterime janë aeroplanë të ardhur nga Gjermania.
Këta aeroplanë pritet që gjatë ditës së nisen nga Aeroporti i Prishtinës.
Gjatë ditës së sotme janë paraparë të realizohen 25 fluturime.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kishte anuluar dy fluturime si pasojë e mjegullës së madhe.
Ky Aeroport ditëve të fundit është duke u përballur me probleme të mëdha në realizimin e nisjeve dhe ardhjeve për shkak të kushteve atmosferike.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara u ka bërë thirrje udhëtarëve që paraprakisht të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve ose Aeroportin për ndonjë ndryshim.
Bllokada e Aeroportit u ka shkaktuar telashe mërgimtarëve kosovarë të cilët në këtë kohë kthehen port t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje.