lajmi.net

Diagnoza e Jashtme

Skënder Hyseni i është rikthyer domenit që e dashuron, politikës së jashtme. Thotë se Qeveria, para se ta kërkojë fundin e UNMIK’ut, duhet të insistojë ta heqë referencën në Rezolutën 1244. Madje, konstatoi se në Kosovë po zë fill një \"sklerozë politike.\"

Lajme

12/09/2013 16:31

Ish Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, tërheq vërejtjen se në Kosovë po zë fill një “sklerozë politike”, e cila, sipas tij, po shfaqet me mungesë akute të kontinuitetit në politikën e jashtme.

I nxitur nga kërkesat e përsëritura të Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj për përfundim të Misionit të OKB’së në Kosovë (UNMIK), Hyseni, gjatë seancës së sotme në Kuvend, sugjeroi që Kosova paraprakisht të insistojë në heqjen e referencës së Rezolutës në fusnotën për të cilën janë marrë vesh Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

“Është për keqardhje që të ripërseritet një kërkesë e tillë. Dhe, nuk është insistuar që të materializohet kërkesa fillestare e bërë qysh në gusht të vitit 2010, pas mendimit të GJND’së.”

“Kemi një kontradiktë të thellë midis zëvendësimit të Rezolutës 1244 në njërën anë dhe betonimin e Rezolutës në fusnotën famëkeqe, të cilën LDK konsideron si gabim strategjik të bërë nga institucionet e Kosovës”.

“Në fusnotë, kjo Rezolutë është rivendosur në vullnetin e Kosovës dhe kërkesa që kjo të përmbyllet tregon një mungesë akute të kontinuitetit të politikës së jashtme në përgjithësi”.

12/09/2013 11:14

LM