Google prezanton robotët ushtarakë
Karriera e Google për t’i fabrikuar robotët e së ardhmes është përshpejtuar më shumë se që pritej. Gjiganti i internetit e ka ftuar një nga kompanitë më të njohura në fushën e robotikës së avancuar, Boston Dynamics, e lidhur ngushtë me fushën ushtarake dhe krijues i makinerive spektakolare, të afta për të ecur dhe të…
Auto & Tek
Karriera e Google për t’i fabrikuar robotët e së ardhmes është përshpejtuar më shumë se që pritej. Gjiganti i internetit e ka ftuar një nga kompanitë më të njohura në fushën e robotikës së avancuar, Boston Dynamics, e lidhur ngushtë me fushën ushtarake dhe krijues i makinerive spektakolare, të afta për të ecur dhe të veprojnë, njëjtë si të ishin qenie të gjalla njerëzore.
Shumë nga hulumtimet e Boston Dynamics janë marrë si model nga DARPA, Pentagoni dhe Marinsa Amerikane. Disa nga robotët e saj peshojnë deri në 200 kilogramë. Robotët, duke ecur kalojnë çfarëdo pengese, e cila nuk mund të kapërcehet nga njerëzit.
Madje, ata mund të ecin me një shpejtësi deri në 45 kilometra në orë. Këta robotë brenda tyre e përmbajnë një model harte, si të ishte atlas, përmes së cilit mund të ecin dhe të manipulojnë si të ishin njeri.
Ky lajm është publikuar nga New York Times dhe është konfirmuar përmes rrjetit social Twitter nga Andy Rubin, ish përgjegjës dhe krijues i divizionit të Androidit në Google.
Ai tash e udhëheq sektorin e robotikës në Google. Sigurisht, ndërtimi i këtyre robotëve do të kushtojë miliona dollarë, por sigurisht që ia vlen, pasi e lehtëson punën e njerëzve.