Pinë duhan midis Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk po tregohet serioz në respektimin e ligjeve të veta. Kohë më parë, pas një debati të vështirë e të përcjellë me shumë kundërshtime, deputetët votuan për Ligjin Kundër Duhanit, i cili ndalon 100 për qind pirjen e duhanit në institucionet publike dhe shtetërore. Por, ky ligj po shkilet, për të satën…

Lajme

12/09/2013 16:16

Kuvendi i Kosovës nuk po tregohet serioz në respektimin e ligjeve të veta.

Kohë më parë, pas një debati të vështirë e të përcjellë me shumë kundërshtime, deputetët votuan për Ligjin Kundër Duhanit, i cili ndalon 100 për qind pirjen e duhanit në institucionet publike dhe shtetërore.

Por, ky ligj po shkilet, për të satën herë, pikërisht në Kuvend.

“Kosovapress” sjell një foto që tregon disa gra/vajza duke pirë duhan në ambientet e Kuvendit, pa u penguar nga askush, e pa e pasur hiç problem thyerjen e ligjit.