‘Lira’ martohet me Enisin
Fatmire Bajramaj i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me futbollistin kosovar të Kaiserslauternit, Enis Alushi. Njëra prej futbollisteve më të mira në Gjermani, futbollistja nga Istogu, e ka konfirmuar martesën me Enisin përmes rrjetit social, Facebook. “Sapo u martuam. 10.12.2013. Zonja dhe Zotëri Alushi”, ka shkruar ‘Lira’. “Martesa është festuar vetëm me rrethin…

ShowBiz
Fatmire Bajramaj i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me futbollistin kosovar të Kaiserslauternit, Enis Alushi. Njëra prej futbollisteve më të mira në Gjermani, futbollistja nga Istogu, e ka konfirmuar martesën me Enisin përmes rrjetit social, Facebook. “Sapo u martuam. 10.12.2013. Zonja dhe Zotëri Alushi”, ka shkruar ‘Lira’.
“Martesa është festuar vetëm me rrethin e ngushtë. Festa e madhe më pas do të bëhet verën e ardhshme”, ka thënë kampionia botërore dhe evropiane. Pas martesës, futbollistja do ta ndërrrojë edhe mbiemrin. “Bajramaj nuk do të përdoret më. Njerëzit duhet të mësohen me Alushi”, ka shtuar ajo.