Debuton Januzaj, fiton Man Utd
Adnan Januzaj më në fund debutoi në Ligën e Kampionëve. Ylli kosovar e shijoi garën elite të klubeve evropiane si titullar në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Shakhtar Donetskut me rezultat 1:0, në xhiron e fundit të Grupit A. Januzaj luajti komplet takimin të cilin vendasit e fituan falë golit në minutën e 67-të nga…
Sport
Adnan Januzaj më në fund debutoi në Ligën e Kampionëve. Ylli kosovar e shijoi garën elite të klubeve evropiane si titullar në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Shakhtar Donetskut me rezultat 1:0, në xhiron e fundit të Grupit A.
Januzaj luajti komplet takimin të cilin vendasit e fituan falë golit në minutën e 67-të nga Phil Jones. Në duelin tjetër, Bayer Leverkusen fitoi në udhëtim te Real Sociedad dhe e siguroi pozitën e dytë dhe kualifikimin tutje së bashku me Unitedin.
Në Grupin B, ndeshja mes Galatasarayt dhe Juventusit u ndërpre për shkak të reshjeve të mëdha të borës, kurse Real Madrid e mundi Copenhagenin 2:0 pas golave nga Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.
Në Grupin C erdhën dy fitore të vendasve. Benfica mposhti PSG-n 2:1, kurse Olympiakos e mundi Anderlechtin 3:1. Në Grupin D, kampioni në fuqi Bayern Munich pësoi humbje nga Manchester City me rezultat 2:3.
Gjiganti bavarez ishte në epërsi prej dy golash pas shënimeve nga Thomas Muller dhe Mario Gomez, por anglezët përmbysën rezultatin pas golave nga David Silva, Aleksandar Kolarov (penallti) dhe James Milner. Megjithatë, Bayern e fitoi grupin i përcjell nga City.
Grupi A
Manchester United – Shakhtar Donetsk 1:0
Real Sociedad – Bayer Leverkusen 0:1
Tabela
Man Utd 14 pikë
Leverkusen 10
Shakhtar 8
Sociedad 1
Grupi B
Copenhagen – Real Madrid 0:2
Galatasaray – Juventus (U ndërpre)
Tabela
Real Madrid 16
Juventus 6
Galatasaray 4
Copenhagen 4
Grupi C
Benfica – PSG 2:1
Olympiakos – Anderlecht 3:1
Tabela
PSG 13
Olympiakos 10
Benfica 10
Anderlecht 1
Grupi D
Bayern Munich – Manchester City 2:3
Viktoria Plzen – CSKA Moscow 2:1
Tabela
Bayern M 15
Man City 15
CSKA 3
Viktoria 3