Aksident me veturë zyrtare, një i lënduar
Rreth orës 10:30 në qendër të Prishtinës, një veturë zyrtare ka goditur nga mbrapa një veturë civile. Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
Lajme
Një veturë zyrtare që duket se i përket zyrtarëve të organeve të drejtësisë në Kosovë (4Z), është përfshirë sot rreth orës 10:30 në një aksident trafiku në qendër të Prishtinës, te semaforët pranë Katedrales.
Vetura zyrtare Toyota me ngjyrë të bardhë ka goditur nga mbrapa një veturë civile.
Një pasagjer ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka dërguar të lënduarin në Qendrën Emergjente të QKUK’së.
Policia është duke bërë shikimin e rastit.