Eto’o ishte ‘shef’ në Anzhi

Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos ka kritikuar sulmuesin e ri të Chelseat, Samuel Eto’o duke theksuar se ish ylli i Anzhi Makhachkala e vuri veten para ekipit. Carlos dhe Eto’o fillimisht luajtën së bashku në Real Madrid gjatë viteve të 90-ta, kurse më pas u ribashkuan te Anzhi më 2011. Por, trajnerit të Sivassporit nuk…

Sport

11/09/2013 12:06

Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos ka kritikuar sulmuesin e ri të Chelseat, Samuel Eto’o duke theksuar se ish ylli i Anzhi Makhachkala e vuri veten para ekipit.

Carlos dhe Eto’o fillimisht luajtën së bashku në Real Madrid gjatë viteve të 90-ta, kurse më pas u ribashkuan te Anzhi më 2011.

Por, trajnerit të Sivassporit nuk i pëlqeu qëndrimi i kamerunasit te skuadra nga Dagestani. “E njoh Eto’on prej kur ishte 16 vjeç. Ai është njeri i mirë dhe gjithmonë më ka pëlqyer, por ai gjithmonë mendon për veten, jo për grupin”, deklaroi Carlos për Globoesporte.

“Është diqka e pazakonshme për një futbollist që në vend se të luajë, ai interesohet në angazhimin e futbollistëve që janë shokë të tij. Ai bëri gjithçka në Anzhi, përveç se të luante futboll. Ishin disa probleme të vogla në zhveshtore pas ardhjes së Eto’os, por u zgjodhën. Transferimi i tij u desh t’i shpjegohej futbollistëvbe të tjerë. Pastaj erdhi një kohë kur Samuel deshi të përzihej në punën time. Ai deshi të kontrollonte klubin, të marrë vendin tim, vendin e trajnerit, Guus Hiddink”, u shpreh Carlos.

Eto’o u largua nga Anzhi dhe nënshkroi për Chelsean në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.