Prapë Messi
Ish ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo beson se Lionel Messi do të shpallet fitues i Topit të Artë 2013. Sulmuesi i gjigantit katalan besohet të jetë një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin e Bayern…
Sport
Ish ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Ronaldo beson se Lionel Messi do të shpallet fitues i Topit të Artë 2013.
Sulmuesi i gjigantit katalan besohet të jetë një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.
Por, Ronaldo mendon se Messi do të triumfojë për herën e pestë të njëpasnjëshme. “Mendoj se Messi do të fitojë prapë”, deklaroi Ronaldo, i njohur me nofkën ‘Fenomeni’, për agjencinë e lajmeve Dpa.
“Është e mundur që Cristiano Ronaldo të humbë për shkak se nuk ka fituar asnjë titull me Realin gjatë këtij viti”, shtoi ai.
Kurse, sa i përket Kampionatit botëror 2014 në Brazil, ai favorizon tri skuadra.
“Gjermania, Brazili dhe Argjentina. Janë tre favoritët sipas meje që besojnë se do të jenë protagonist në Botërorin e ardhshëm”, u shpreh ai.