Trapattoni i thotë ‘ciao’ Irlandës

Aventura e Giovanni Trapattonit si selektor i Republikës së Irlandës ka përfunduar pasi italiani ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Federatën e Futbollit të Irlandës (FAI) në marrëveshje të përbashkët, pas humbjes 1-0 nga Austria të martën. Goli i fitores nga David Alaba në Vjenë bëri që Republika e Irlandës të mos ketë më gjasa…

Sport

11/09/2013 11:20

Aventura e Giovanni Trapattonit si selektor i Republikës së Irlandës ka përfunduar pasi italiani ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Federatën e Futbollit të Irlandës (FAI) në marrëveshje të përbashkët, pas humbjes 1-0 nga Austria të martën.

Goli i fitores nga David Alaba në Vjenë bëri që Republika e Irlandës të mos ketë më gjasa për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.

Dhe, pas një takimi mes tyre, Trapattoni dhe asistenti i tij Marco Tardelli, kanë njoftuar për largimin e tyre nga kreu i stafit teknik.

Në një komunikatë, 74-vjeçari falënderoi të gjithë në Irlandë për përkrahjen e tyre gjashtë pesë vjet e gjysmë në qëndrimit të tij në detyrë.

“Ne largohemi nga ky shtet me emocione sepse kemi kuptuar se tifozët irlandezë kanë reputacion të lartë, të merituar ndërkombëtarisht dhe gëzojnë respektin tonë maksimal”.