Telefon që i reziston ujit

Ashtu siç parashihej që nga muaji gusht, kompania e mallrave sportive, Decathlon, e ka lansuar telefonin e parë, të krijuar nga marka Quechua dhe i fabrikuar nga kompania franceze Archos. Telefoni i ri e ka një ekran prej 5 inçësh dhe shquhet për shkak të rezistencës ndaj ujit dhe baltës. Çmimi i tij do të…

Auto & Tek

02/12/2013 06:30

Ashtu siç parashihej që nga muaji gusht, kompania e mallrave sportive, Decathlon, e ka lansuar telefonin e parë, të krijuar nga marka Quechua dhe i fabrikuar nga kompania franceze Archos. Telefoni i ri e ka një ekran prej 5 inçësh dhe shquhet për shkak të rezistencës ndaj ujit dhe baltës.

Çmimi i tij do të jetë mjaft eknomik, pasi ai do të kushtojë 230 euro. Specifikat e tij janë mjaft të arsyeshme, përfshirë këtu edhe një procesor Qualcomm prej 4-core dhe 1,2 GHz, me 1GB RAM. Rezolucioni i ekranit, edhe pse nuk është bërë i ditur, pritet të jetë 1.280 x 720 pikselë, dhe sistemi operativ do të jetë Android 4.1.

Ai do të jetë hapësirë vetëm 4 GB, që është njëra prej dobësive të saj, por ky problem mund të zgjidhet me një kartelë microSD. Bateria është mjaft e fortë dhe mund të rezistojë deri në 22 orë thirrje. Ky lloj telefoni do të jetë në dispozicionin tuaj nga 5 dhjetori i këtij viti.