Sllovakia në vaj, vetëvritet Spilar
Ish reprezentuesi i Sllovakisë, Marek Spilar ka bërë vetëvrasje në moshën 38 vjeç, ka njoftuar Federata sllovake e futbollit të martën. Ish mbrojtësi, i cili bëri 30 paraqitje për Sllovakinë gjatë periudhës 1997-2002, u aktivizua edhe te skuadra Brugge në elitën e futbollit belg kurse ishte anëtar edhe i disa ekipeve në Sllovaki, Republikën çeke…
Sport
Ish reprezentuesi i Sllovakisë, Marek Spilar ka bërë vetëvrasje në moshën 38 vjeç, ka njoftuar Federata sllovake e futbollit të martën.
Ish mbrojtësi, i cili bëri 30 paraqitje për Sllovakinë gjatë periudhës 1997-2002, u aktivizua edhe te skuadra Brugge në elitën e futbollit belg kurse ishte anëtar edhe i disa ekipeve në Sllovaki, Republikën çeke dhe Nagova Grampus në Japoni në përfundim të karrierës.
“Federata sllovake dhe e gjithë familje e futbollit të Sllovakisë ka marrë me dhimbje të thellë lajmin e vdekjes së parakohshme të një ish reprezentuesi sllovak”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Federatës, www.futbalsfz.sk.
Sipas medieve lokale, Spilar u hodh nga dritarja e katit të pestë të apartamentin e tij në Presov, por arsyet mbeten të paqarta.