Beson në fitoren e tij
Kandidati i AAK’së për Kryetar të Therandës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për një fushatë dhe ditë të votimit të qetë, të lirë, fer dhe demokratike.
Lajme
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Therandës, Bali Muharremaj, po beson se fitorja e tij më 1 dhjetor është e padiskutueshme.
Muharremaj tha se fitorja e Aleancës në Therandë është e padilemë dhe do të vuloset të dielen, kur do të mbahet balotazhi, e ku ai përballë ka kandidatin e LDK’së, Sali Asllanaj.
“Fitorja jonë në Therandë do të vuloset më 1 dhjetor, duke vazhduar dhe fuqizuar ekonomitë familjare, mbështetjen për bujqëinë, programet për reformat në arsim, fuqizimin e zhvillimit të sistemit shëndetësor komunal, artit, kulturës dhe sporteve”.
“Në ditën e parë të fillimit të fushatës për balotazh në Therandë, Aleanca është e përgatitur fuqishëm për të arritur fitore të bindshme më 1 dhjetor 2013”.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Therandës që më 1 dhjetor të dalin në zgjedhje, në mënyrë që të vendosin për vazhdimin e zhvillimit ekonomik të komunës sonë. Falënderoj të gjithë qytetarët që më kanë besuar më 3 nëntor 2013, duke dëshmuar forcën dhe qëndrueshmërinë e programit për Zhvillim të Përshpejtuar Ekonomik të Komunës së Therandës”.
“U jam mirënjohës edhe një numri të madh të votuesve të LDK’së që pas rundit të parë më 3 nëntor janë afruar me ne, dhe kanë vendosur të bashkohen me projektin fitues dhe të vërtetë të zhvillimit ekonomik të Therandës. Falënderoj edhe votuesit e partive tjera politike në Therandë që në mënyrë unanime kanë vendosur të votojnë për projektin që unë e përfaqësoj”.
Bali Muharremaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për një fushatë dhe ditë të votimit të qetë, të lirë, fer dhe demokratike.
“Theranda është e njohur për demokracinë që ka dhe kushdo që tenton të dëmtojë këtë do të dështojë plotësisht”.