No Messi, no problem
Barcelona vazhdon të shkelë në La Ligë. Pavarësisht mungesës së futbollistit kryesor Lionel Messi të lënduar, skuadra e trajnerit Gerardo Martino vazhdon të regjistrojë fitore dhe ka grumbulluar 40 pikë, nga 42 të mundshmet pas 14 xhirosh. Barcelona mposhti Granadan 4:0 në Nou Camp në duelin ku Messi u paraqit në fushë, por vetëm para…
Sport
Barcelona vazhdon të shkelë në La Ligë. Pavarësisht mungesës së futbollistit kryesor Lionel Messi të lënduar, skuadra e trajnerit Gerardo Martino vazhdon të regjistrojë fitore dhe ka grumbulluar 40 pikë, nga 42 të mundshmet pas 14 xhirosh.
Barcelona mposhti Granadan 4:0 në Nou Camp në duelin ku Messi u paraqit në fushë, por vetëm para fillimit të ndeshjes për ta prezantuar çmimin ‘Këpuca e Artë’ si golashënuesi më i mirë në Evropë në edicionin e kaluar.
Andres Iniesta e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 19-të nga penalltia. Kurse, një tjetër 11-metërsh i mundësoi Cesc Fabregasit ta dyfishojë avantazhin për vendasit, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Në minutën e 66-të Granada mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Manuel Iturras me kartonin e dytë të verdhë. Kurse, Alexis Sanchez në minutën e 71-të dhe Pedro Rodriguez krejt në fund, e vendosën rezultatin përfundimtar.