Hotel 53 metra katrorë
Zyrtarisht, hoteli ‘Punta Grande’, që gjendet në ishullin El Hierro, në Canarie të Spanjës, konsiderohet si hoteli më i vogël në botë, pasi është edhe i njohur nga libri i rekordeve botërore ‘Guinness’, që nga viti 1989. Megjithatë, thuhet se rekordi i këtij hoteli është mposhtur nga një tjetër hotel që gjendet në Gjermani. Ai…
Lifestyle
Zyrtarisht, hoteli ‘Punta Grande’, që gjendet në ishullin El Hierro, në Canarie të Spanjës, konsiderohet si hoteli më i vogël në botë, pasi është edhe i njohur nga libri i rekordeve botërore ‘Guinness’, që nga viti 1989.
Megjithatë, thuhet se rekordi i këtij hoteli është mposhtur nga një tjetër hotel që gjendet në Gjermani. Ai quhet Eh’häusl dhe gjendet në Amberg.
Me vetëm 53 metra katrorë, ai tashmë është hoteli më i vogël në botë. Ndër të tjera, ky është një hotel mjaft romantik, ideal për çifte. Emri i tij nënkupton ‘shtëpinë e dasmës’.