Presidenti i Zvicrës sot viziton Kosovën

Presidenti Maurer viziton Kosovën me ftesë të homologes së tij, Presidentes Atifete Jahjaga, me të cilën do të kenë një takim të përbashkët e po ashtu edhe një konferencë shtypi.

Lajme

18/11/2013 09:06

Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, vjen sot për vizitë në Kosovë.

Presidenti Maurer viziton Kosovën me ftesë të homologes së tij, Presidentes Atifete Jahjaga, me të cilën do të kenë një takim të përbashkët e po ashtu edhe një konferencë shtypi.

Zvicra ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt të vitit 2008, kurse një ditë më vonë të dy shtete kanë lidhur marrëdhëniet diplomatike.