Shqipëria e pafat, feston Sllovenia
Shqipëria luajti mirë dhe krijoi shumë raste për shënim, por ishte e pafat dhe humbi 1-0 nga Sllovenia në Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014. Shqipëria ka qenë e pafat, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Sllovenia, në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin botërorin 2014. Kuqezinjtë luajtën mjaft mirë,…
Sport
Shqipëria luajti mirë dhe krijoi shumë raste për shënim, por ishte e pafat dhe humbi 1-0 nga Sllovenia në Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
Shqipëria ka qenë e pafat, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Sllovenia, në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin botërorin 2014.
Kuqezinjtë luajtën mjaft mirë, sidomos në pjesën e dytë kur krijuan raste të ndryshme për shënim, por nuk ia dolën të barazojnë rezultatin.
Në anën tjetër, vendasit e shfrytëzuan rastin e vetëm që e patën, duke shënuar baraspeshuar, ku disa raste të mira por Valdet Rama, Lorik Cana, Hamdi Salihi dhe Migjen Basha nuk arritën ta mposhtin portierin fantastik slloven Samir Handanovic.
Shqipëria duhet ta harrojë sa më shpejt këtë humbje, pasi vetëm katër ditë më vonë do të luajë me Islandën, një tjetër ndeshje mjaft e rëndësishme, mos të themi vendimtare, për rrugëtimin drejt Brazilit.
Ndërkohë, Zvicra barazoi me Islandën në shtëpi, 4-4. Një gol për Helvetikët e realizoi futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli nga penalltia, në pjesën e dytë. Kurse, Norvegjia e mposhti Qipron, 2-0.
Grupi E
Norvegjia-Qipro 2:0
Sllovenia-Shqipëria 1:0
Zvicra-Islanda 4:4
Tabela
Zvicra 7 15
Norvegjia 7 11
Shqipëria 7 10
Islanda 7 10
Sllovenia 7 9
Qipro 7 4