Messi, pusho
Lionel Messi duhet të pushojë në mënyre që të ketë kohë të mjaftueshme që të shërohet nga lëndimi më i ri, ka thënë bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Cesc Fabregas. 26-vjeçari u zëvendësua pas vetëm 22 minutash lojë në fitoren e gjigantit katalan ndaj Real Betisit 4:1 të dielën, duke përfunduar ndeshjen e pestë në…
Sport
Lionel Messi duhet të pushojë në mënyre që të ketë kohë të mjaftueshme që të shërohet nga lëndimi më i ri, ka thënë bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Cesc Fabregas.
26-vjeçari u zëvendësua pas vetëm 22 minutash lojë në fitoren e gjigantit katalan ndaj Real Betisit 4:1 të dielën, duke përfunduar ndeshjen e pestë në La Ligë pa shënuar gol.
Fabregas, i cili ishte një prej më meritorëve në fitoren e Barcelonës pasi ishte realizator i dyfishtë, ka këshilluar Messin të mos ngutet me rikthimin në fushë.
“Messi duhet të pushojë në mënyrë që ta rikthejë eksplozivitetin. Diçka e ngjashme më ndodhi edhe mua dhe nuk ishte aspak e këndshme. Ju besoni se jeni në rregull së pari, por nuk është ashtu. Isha i dëshpëruar që mungova në disa takime por e di se jam në Barcelonë dhe do të vazhdoj të zhvillohem”, deklaroi Fabregas për Canal Plus.