Barcelona-Real Madrid 87:90
Barcelona dhe Real Madrid kanë zhvilluar 225 ndeshje zyrtare , para kësaj të sotmes në Nou Camp në kuadër të xhiros së dhjetë në La Ligë. Bilanci i përballjeve të deritashme është në favor të Los Blancos që kanë fituar 90 takime, përkundër 87 nga katalanët. Në këta 225 El Clasico janë shënuar 743 gola,…
Sport
Barcelona dhe Real Madrid kanë zhvilluar 225 ndeshje zyrtare , para kësaj të sotmes në Nou Camp në kuadër të xhiros së dhjetë në La Ligë.
Bilanci i përballjeve të deritashme është në favor të Los Blancos që kanë fituar 90 takime, përkundër 87 nga katalanët. Në këta 225 El Clasico janë shënuar 743 gola, 379 nga ana e Realit dhe 364 nga Barcelona.
Kurse, nëse llogaritin vetëm takimet e tyre në kuadër të La Ligës, atëherë bilanci i fitoreve është 70:64, kurse me gola 270-259, të dyja në favor të gjigantit madrilen.
Në Nou Camp, Barcelona ka qenë nikoqire e 108 përballjeve El Clasico dhe ka realizuar 60 fitore (56%) 23 barazime dhe 25 humbje.