Dy policë të Kosovës sulmohen në Veri

Sulmi ka ndodhur derisa policët e Kosovës ishin duke intervenuar për të evituar një përleshjeje mes disa personave, në një lokal të Leposaviqit.

Lajme

25/10/2013 09:16

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth mesnate në një kafeteri në Leposaviq.

Ata janë sulmuar, sipas burimeve të Kosovapressit, nga Aleksandar Jevremoviq dhe Millan Popoviq, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët mësohet, se megjithëse dihen me emra, ende nuk janë arrestuar.

Sulmi ka ndodhur derisa policët e Kosovës ishin duke intervenuar për të evituar një përleshjeje mes disa personave, në një lokal të Leposaviqit.

Bëhet e ditur se policët e sulmuar janë jashtë rrezikut për jetë.