22 vjet burg për vrasje të rëndë

I pandehuri Hilmi Krasniqi është gjetur fajtor pasi “duke vepruar në mënyrë të vrazhdët e të dhunshme dhe për motive të ulëta, i ka shkaktuar lëndime trupore një viktime femër, dhe e kishte privuar nga jeta”.

Lajme

23/10/2013 14:02

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka shpallur Hilmi Krasniqin fajtor për vrasje të rëndë dhe e ka dënuar atë me 22 vite burgim.

“Gjykata ka konstatuar se më 17 shkurt 2009, në fshatin Zllatar, komuna e Prishtinës, i pandehuri Hilmi Krasniqi, duke vepruar në mënyrë të vrazhdët e të dhunshme dhe për motive të ulëta, i ka shkaktuar lëndime trupore një viktime femër, dhe e kishte privuar nga jeta”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EULEX.

“Periudha kohore të cilën i pandehuri e ka kaluar në paraburgim prej datës 19 shkurt 2009 i është llogaritur si pjesë e dënimit”.

“Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror vendas i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në këtë komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.