Basha thotë se të gjitha rrugët në përgjegjësinë e MIT-it janë të hapura, shoferëve iu bën apel për kujdes në vozitje
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, pavarësisht reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin. Përmes një njoftimi, Basha ka bërë të ditur se ekipet përgjegjëse janë në terren dhe po punojnë vazhdimisht për pastrimin…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, pavarësisht reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin.
Përmes një njoftimi, Basha ka bërë të ditur se ekipet përgjegjëse janë në terren dhe po punojnë vazhdimisht për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen e tyre të kalueshme.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit trashësia e borës ka kaluar 20 centimetra, ndërsa në disa zona malore ka arritur mbi 40 centimetra.
Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se gjatë ditëve në vijim pritet të mbizotërojnë temperatura shumë të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16 deri në -10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -5 deri në -2 gradë Celsius.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të veçantë për shkak të rrezikut nga temperaturat e ulëta dhe ngricat. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: