Kosova përgatitet për ditë të acarta, temperaturat pritet të zbresin deri në -11 gradë
Meteorologu Valdrin Shala ka paralajmëruar temperatura më të ulëta dhe acar gjatë javës së ardhshme në Kosovë. Shala ka treguar se trashësia maksimale e borës aktualisht arrin në pesë centimetra, ndërsa në disa zona është edhe më e madhe. “Po varion rreth 5 cm, në disa zona edhe më shumë. Tash veçse reshjet e borës…
Lajme
Meteorologu Valdrin Shala ka paralajmëruar temperatura më të ulëta dhe acar gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Shala ka treguar se trashësia maksimale e borës aktualisht arrin në pesë centimetra, ndërsa në disa zona është edhe më e madhe.
“Po varion rreth 5 cm, në disa zona edhe më shumë. Tash veçse reshjet e borës deri në mesditë do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë natës do të pasojmë gradualisht në kthjellime të pjesshme.”
Shala ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme temperaturat do të jenë më të ulëta sesa ato që janë shënuar në vitet e fundit.
“Veçse në vitin e kaluar kemi pasë temperaturë rreth -11 °C, ndërsa gjatë javës së ardhshme, acari siberian për shkak të kthjellimeve që do të mbretërojnë në ditët në vazhdim.”/klankosova