Bora mbulon Prishtinën, Rama del me një njoftim për ekipet komunale

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Prishtinën kanë mbuluar rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Pas kësaj situate, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet komunale janë angazhuar në terren për të intervenuar. “Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama në…

Lajme

29/11/2026 12:30

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Prishtinën kanë mbuluar rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Pas kësaj situate, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet komunale janë angazhuar në terren për të intervenuar.

“Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndryshe, më herët ishte bërë e ditur se kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ishin në gatishmëri për intervenim.

Megjithatë, reshjet e borës gjatë mëngjesit kanë bërë që rrugët dhe trotuaret të mbulohen nga bora, duke krijuar vështirësi për pjesëmarrësit në trafik dhe këmbësorët.

Mbetet të shihet nëse angazhimi i ekipeve komunale do të përmirësojë gjendjen në rrugët dhe hapësirat publike të kryeqytetit. /Lajmi.net/