Tre vjet nga v*asja e Liridona Ademajt, vëllai i saj me dedikim prekës: Asnjë dënim nuk të kthen ty
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e ka kujtuar motrën e tij në trevjetorin e v*asjes, duke ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se familja vazhdon të përballet me dhimbjen dhe mallin për Liridonën, ndërsa mungesa e saj ndihet çdo ditë. “Sot bëhen 3 vite që kur na u këput një…
Lajme
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e ka kujtuar motrën e tij në trevjetorin e v*asjes, duke ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale.
Ai ka shkruar se familja vazhdon të përballet me dhimbjen dhe mallin për Liridonën, ndërsa mungesa e saj ndihet çdo ditë.
“Sot bëhen 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, 3 vite që jetojmë me mungesën, dhimbjen dhe mallin për ty, motra jonë e shtrenjtë”, ka shkruar Ademaj.
Në dedikimin e tij, Leonard Ademaj ka veçuar edhe dhimbjen për dy djemtë e Liridonës, të cilët po rriten pa praninë e nënës së tyre.
“Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu, të cilët sot rriten pa e pasur nënën pranë, pa përqafimin e saj, pa zërin e saj që i thërret, pa dashurinë që vetëm një nënë mund ta falë”, ka shkruar ai.
Vëllai i Liridonës ka theksuar se as dënimet e shqiptuara ndaj të dënuarve nuk mund ta zbusin dhimbjen e familjes për humbjen e saj.
“Burgimi i përjetshëm për ata që ta morën jetën është pak për atë që kanë shkaktuar. Asnjë dënim nuk të kthen ty, asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët, dhimbjen dhe boshllëkun që na ke lënë”, ka theksuar Ademaj.
Në fund të dedikimit, ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes gjatë këtyre tri viteve.
“Liridona, do të të kujtojmë përjetë. Emri yt, jeta jote dhe dhimbja për humbjen tënde nuk do të harrohen. U prehsh në paqe, motra jonë”, ka përfunduar ai.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte paraqitur si grabitje.
Për këtë rast, Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Më 23 nëntor 2026, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimet e shqiptuara. /Lajmi.net/