Lahi Brahimaj kujton shpalljen e pafajësisë në Hagë, uron që edhe ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar ditën kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se kjo datë ka rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët. Ai ka…

Lajme

29/11/2026 11:58

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar ditën kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se kjo datë ka rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Ai ka kujtuar rrugëtimin e vështirë gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se kishte qëndruar i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.

Brahimaj ka shprehur gjithashtu urimin që ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë, të kthehen të pafajshëm në Kosovë.

“Në këtë muaj të shenjtë për kombin tonë, uroj që edhe çlirimtarët që ndodhen sot në Hagë të kthehen të pafajshëm nga rigjykimi dhe t’u japin edhe më shumë kuptim festave të Nëntorit. Krenar për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë meje, ka shkruar Brahimaj.