Një person sillet pa shenja jete nga Enti Special në QKMF-në e Shtimes, Policia nis hetimet
Një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime, pasi paraprakisht ndodhej në Entin Special. Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:35. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga QKMF-ja është njoftuar se pacienti ishte sjellë pa shenja jete. “Me vendim të prokurorit, trupi i…
Lajme
Një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime, pasi paraprakisht ndodhej në Entin Special.
Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:35.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga QKMF-ja është njoftuar se pacienti ishte sjellë pa shenja jete.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes. /Lajmi.net/