E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu
Dita e premte pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe mundësi për reshje shiu në vendin tonë. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi i…
Lajme
Dita e premte pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe mundësi për reshje shiu në vendin tonë.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Kështu, qytetarët duhet të përgatiten për një ditë të freskët, me vranësira dhe reshje të mundshme shiu./lajmi.net/