E ndihmoi Albert Sylajn pas vr*asjes së Arlindës, Metë Pepaj kërkon falje në gjykatë: Nuk e kam ditur se po ta dija, nuk do ta ndihmoja

Detaje të reja janë zbardhur gjatë seancës gjyqësore lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026. I pandehuri Metë Pepaj, i dyshuar se kishte ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së vrasjes, ka kërkuar falje para trupit gjykues, duke pretenduar se nuk kishte qenë në dijeni të asaj që kishte…

Lajme

26/11/2026 20:04

Detaje të reja janë zbardhur gjatë seancës gjyqësore lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026.

I pandehuri Metë Pepaj, i dyshuar se kishte ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së vrasjes, ka kërkuar falje para trupit gjykues, duke pretenduar se nuk kishte qenë në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

“Nuk e kam ditur se po ta dija, nuk do ta ndihmoja. Kërkoj falje…”, mësohet të ketë deklaruar Pepaj në seancë.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, Pepaj ka dhënë këtë deklaratë gjatë përballjes me akuzat që rëndojnë ndaj tij, transmeton lajmi.net.

Ai dyshohet se pas vrasjes e kishte ndihmuar Albert Sylajn të largohej nga vendi i ngjarjes dhe t’u shmangej organeve të drejtësisë. Për këtë qëllim, dyshohet se e kishte marrë me automjetin e tij të tipit “Golf 6” dhe e kishte transportuar deri në fshatin Bec.

Sipas dyshimeve, transportimi i Sylajt ishte bërë me qëllim që ai të largohej nga zona ku mund të lokalizohej dhe arrestohej nga Policia.

Për këtë veprim, Metë Pepaj dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, sipas nenit 380, paragrafi 3, të Kodit Penal.

Procedurat gjyqësore për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt janë në vazhdim./lajmi.net/