Pushim për administratën publike të hënën pas festës së 28 Nëntorit

E hëna, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike përmes një komunikate drejtuar zyrtarëve të administratës publike. “Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës, Ju njoftojmë…

Lajme

26/11/2026 14:09

E hëna, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike përmes një komunikate drejtuar zyrtarëve të administratës publike.

“Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës,

Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftim.

Vendimi vlen për administratën publike të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/