Kolegia dhe një foshnjë tërheq gjithë vëmendjen në Senatin Australian

Senatorja australiane Fatima Payman iu drejtua Senatit duke mbajtur në krahë vajzën e saj gjashtëmuajshe, Aliyah, ndërsa kolegia e saj Lidia Thorpe — e ulur në rreshtin pas saj — luante me foshnjën lojën “ku jam unë” (duke u fshehur dhe shfaqur). Kjo skenë ndodhi gjatë një debati mbi legjislacionin për “detyrën digjitale të kujdesit”,…

Bota

26/11/2026 13:59

Senatorja australiane Fatima Payman iu drejtua Senatit duke mbajtur në krahë vajzën e saj gjashtëmuajshe, Aliyah, ndërsa kolegia e saj Lidia Thorpe — e ulur në rreshtin pas saj — luante me foshnjën lojën “ku jam unë” (duke u fshehur dhe shfaqur).

Kjo skenë ndodhi gjatë një debati mbi legjislacionin për “detyrën digjitale të kujdesit”, i cili synon t’i detyrojë kompanitë teknologjike të marrin më shumë përgjegjësi për dëmet që platformat e tyre u shkaktojnë përdoruesve.

Teksa Payman — me vajzën në krahë — kërkonte mbështetjen e kolegëve për amendamente në projektligj, Thorpe u përkul nga pas drejt foshnjës, duke bërë grimasa qesharake dhe duke fshehur fytyrën e saj, ndërsa e vogla Aliyah e vëzhgonte çdo lëvizje me kureshtje.

Pamjet nga seanca u publikuan nga transmetuesi publik australian SBS News dhe u përhapën në rrjetet sociale brenda pak orësh. Përdoruesit e përshkruan atë si një moment të rrallë ngrohtësie në një sallë që zakonisht karakterizohet nga debate të ashpra politike.

https://www.facebook.com/reel/29075926578775468