Haradinaj për Ligjin për Specialen: Kush e ka tërhequr, duhet ta rikthejë dhe ta votojë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që procesi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të përmbyllet, duke kritikuar vonesat në këtë çështje. Ai ka thënë se ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me më shumë se 100 vota, ndërsa ka theksuar se tërheqja e tij nuk është bërë në…

Lajme

26/11/2026 10:54

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që procesi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të përmbyllet, duke kritikuar vonesat në këtë çështje.

Ai ka thënë se ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me më shumë se 100 vota, ndërsa ka theksuar se tërheqja e tij nuk është bërë në emër të tij apo të Aleancës.

“Kush e ka ba tërheqjen, duhet ta merr seriozisht këtë proces e ta mbyll, pra ta rikthen, ta voton, përndryshe një zhagitje çfarë po ndodh, është e turpshme dhe e dëmshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka përsëritur se nuk mban përgjegjësi për tërheqjen e ligjit, duke kërkuar që çështja të marrë epilog në Kuvend. /Lajmi.net/