Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime për Ligjin për Dhomat e Specializuara: Jemi gati që nesër
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Përmes një postimi, Çitaku e ka cilësuar këtë si lajm të mirë, duke ftuar përfaqësuesit e BE-së që…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi, Çitaku e ka cilësuar këtë si lajm të mirë, duke ftuar përfaqësuesit e BE-së që konsultimet të nisin që nesër, ndërsa ka thënë se PDK-ja është e gatshme për këtë proces.
Ajo ka theksuar se qëllimi i nismës është garantimi i drejtësisë dhe zhvillimi i një procesi të drejtë e të paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
“E gjithë ajo që kërkojmë përmes këtij procesi është drejtësi. Një proces i drejtë, i paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Çitaku.
Në fund, ajo ka shprehur bindjen se kërkesa për drejtësi është një çështje që mund të bashkojë Kosovën dhe Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: