Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve nga patrulla policore ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një automjet në Suharekë. Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, zyrtarët policorë kanë vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri, pistoletë,…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve nga patrulla policore ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një automjet në Suharekë.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, zyrtarët policorë kanë vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri, pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishekë.
“Në momentin e kontrollit, personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës në fjalë. Më vonë, në stacionin policor është paraqitur edhe pronari i armës së zjarrit, i cili posedonte leje për armën në fjalë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, duke marrë parasysh se në momentin e ndalimit arma ishte gjetur në posedim të personit të dyshuar, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim.