Vetaksident në Gjakovë, Policia jep detajet e para

Një vetaksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:50. “Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën ‘Shaban Polluzha’ në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë…

Lajme

25/11/2026 15:40

Një vetaksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:50.

“Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën ‘Shaban Polluzha’ në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas Policisë, deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet tutje në njoftim. /Lajmi.net/