Zbritje e lehtë e çmimit të naftës, por edhe sot kosovarët furnizohen me çmim aspak të konvenueshëm

Dje është raportuar për një rënie të lehtë të çmimi të derivateve. Por, të dhënat e bëra publike sot ngrehin sërish shqetësimin për çmimet e larta. 1.64 cent është litri për naftë sot në vendin tonë, kurse benzina po shitet me 1.34 cent. Këto çmime përpos tejet të larta e shqetësuese, po bëjnë që qytetarët…

Lajme

25/11/2026 14:12

Dje është raportuar për një rënie të lehtë të çmimi të derivateve.

Por, të dhënat e bëra publike sot ngrehin sërish shqetësimin për çmimet e larta.

1.64 cent është litri për naftë sot në vendin tonë, kurse benzina po shitet me 1.34 cent.

Këto çmime përpos tejet të larta e shqetësuese, po bëjnë që qytetarët të shqetësohen për mundësinë që ato të mos bien fare- por të vazhdojnë të ngriten edhe më shumë.

Pavarësisht se ministria pati paralajmëruar mundësinë e kthimit të çmimit tavan, një gjë e tillë nuk është bërë.

Derisa shteti nuk merr vendim as për çmim tavan e assesi për vendosje të akcizës, çmimi i naftës konsumatorëve kosovarë vazhdon t’u shitet tejet shtrenjtë./Lajmi.net/