Shtëpitë kthehen në skena frike, katër raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes në rajone të ndryshme të vendit, në raportin 24 orësh. Rastet janë raportuar në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Mitrovicë. Në mesin e tyre përfshihen dhuna psikike ndaj babait, kanosja ndaj ish-bashkëshortes dhe kërcënimi i dy prindërve nga djali i tyre, transmeton…

Lajme

25/11/2026 09:17

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes në rajone të ndryshme të vendit, në raportin 24 orësh.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Mitrovicë. Në mesin e tyre përfshihen dhuna psikike ndaj babait, kanosja ndaj ish-bashkëshortes dhe kërcënimi i dy prindërve nga djali i tyre, transmeton lajmi.net.

Në Prishtinë, një person është shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet se është kanosur nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në Pejë, një grua ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton në Gjermani. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Një rast i tillë është raportuar edhe në Mitrovicë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, kishte kanosur dy prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raportet e Policisë së Kosovës:

1. Dhunë në familje – Prishtinë

Prishtinë, 24.11.2026, 16:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje i kishte shkaktuar dhunë psikike babait të tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

2. Dhunë në familje – Ferizaj

Ferizaj, 22.11.2026, 00:15. Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar një kohë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

3. Dhunë në familje – Pejë

Pejë, 24.11.2026, 16:00. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton në Gjermani, e kishte kanosur përmes telefonit. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

4. Kanosje – Mitrovicë

Mitrovicë, 24.11.2026, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte shkaktuar dhunë, duke i kanosur dy prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/