Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë, zbulohen parregullsi në sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Sipas njoftimit të IQP-së, vendimi është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, gjatë të cilave janë evidentuar mangësi në masat e…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të IQP-së, vendimi është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, gjatë të cilave janë evidentuar mangësi në masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.
Inspektorati ka bërë të ditur se punimet në këtë objekt nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për punë.
“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.
IQP-ja vazhdon të realizojë inspektime në terren me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. /Lajmi.net/