Jona Krasniqi eliminohet nga BBVK, Valdeti vazhdon garën dhe i hap rrugën Valdrinës
Shtatë banorë kanë qenë në nominim për këtë javë, ku njëri prej tyre do ta lë shtëpinë e famshme të hënën. Dhe konkurrenti që u largua nga gara dhe nga çmimi i madh është Jona Krasniqi. Valdet Haziri kështu e vazhdon garën për çmimin e madh, ku më pas do t’i bashkohet edhe gruaja e…
ShowBiz
Shtatë banorë kanë qenë në nominim për këtë javë, ku njëri prej tyre do ta lë shtëpinë e famshme të hënën.
Dhe konkurrenti që u largua nga gara dhe nga çmimi i madh është Jona Krasniqi.
Valdet Haziri kështu e vazhdon garën për çmimin e madh, ku më pas do t’i bashkohet edhe gruaja e tij, Valdrina.
Ajo ishte paralajmëruar që të bëhej një banor i vetëm me partnerin, në qoftë se do të vazhdonte lojën në këtë mbrëmje.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë në vazhdim gara e tyre si çift dhe një konkurrent i vetëm.
Deri më tani janë larguar disa banorë, ndonëse është akoma herët për në finalen e madhe.
Në shtëpinë e famshme po vazhdon të ketë dinamika të shumta, përplasje e pëlqime ndërmjet banorëve.
