Valdeti emocionohet nga takimi me bashkëshorten në BBVK: Jam dashuruar edhe një herë

Të dielën, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 hyri Valdrina, bashkëshortja e Valdetit. Ajo qëndroi për 24 orë brenda shtëpisë, duke aktivizuar kështu edhe vetë banorin. Për aq kohë sa zgjati, Valdeti tha se u dashurua edhe një herë në Valdrinën, duke i përshkruar momentet me të si të paharrueshme, transmeton Klankosova.tv. “Ma…

ShowBiz

23/11/2026 21:48

Të dielën, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 hyri Valdrina, bashkëshortja e Valdetit.

Ajo qëndroi për 24 orë brenda shtëpisë, duke aktivizuar kështu edhe vetë banorin.

Për aq kohë sa zgjati, Valdeti tha se u dashurua edhe një herë në Valdrinën, duke i përshkruar momentet me të si të paharrueshme, transmeton Klankosova.tv.

“Ma keni kthy vitin 2012 edhe niher. Jam dashuru edhe niher, sikur për herë të parë”, u shpreh ai.

Banori po ashtu ka treguar se kjo është hera e parë që ai dhe Valdrina qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe pa kontakt për një kohë kaq të gjatë.