Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohen tre persona të dyshimtë

Tre persona kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Policia e Kosovë arrestoi të dyshuarit në fshatin Tërstene të Kamenicës, transmeton lajmi.net. “Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.”thuhet në njoftimin e policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të…

Lajme

23/11/2026 09:00

Tre persona kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Policia e Kosovë arrestoi të dyshuarit në fshatin Tërstene të Kamenicës, transmeton lajmi.net.

“Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.”thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/