Specialja konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë, pas vizitës në Kosovë
Gjykata Speciale ka konfirmuar se Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë, pas vizitës në Kosovë, e cila iu lejua për arsye humanitare. Në njoftimin e publikuar dje, pas orës 17:00, Specialja bëri të ditur se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte miratuar nga Trupi Gjykues për shkak të rrethanave të rënda familjare.…
Lajme
Gjykata Speciale ka konfirmuar se Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë, pas vizitës në Kosovë, e cila iu lejua për arsye humanitare.
Në njoftimin e publikuar dje, pas orës 17:00, Specialja bëri të ditur se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte miratuar nga Trupi Gjykues për shkak të rrethanave të rënda familjare. Bashkëshortja e tij, siç është bërë e ditur ditëve të fundit, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Gjykata bëri të ditur gjithashtu se kjo ishte vizita e 15-të e një të paraburgosuri në Kosovë, e lejuar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.