Arsenali ndalet nga Newcastle, “Topçinjtë” marrin vetëm një pikë në udhëtim

Arsenali ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Premierligës angleze, e zhvilluar këtë të shtunë, më 21 nëntor. Skuadra e Mikel Artetës kaloi e para në epërsi në minutën e 33-të, me golin e Eberechi Ezes, transmeton lajmi.net. Megjithatë, Newcastle reagoi në pjesën e dytë,…

Sport

21/11/2026 22:47

Arsenali ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Premierligës angleze, e zhvilluar këtë të shtunë, më 21 nëntor.

Skuadra e Mikel Artetës kaloi e para në epërsi në minutën e 33-të, me golin e Eberechi Ezes, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Newcastle reagoi në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin përmes Harvey Barnes (49’) dhe Malick Thiaw (62’).

Kur dukej se vendasit do t’i merrnin tri pikët, Noni Madueke shënoi në minutën e 78-të për ta vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë barazim, Arsenali arkëton një pikë dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Premierligës me 28 pikë pas 11 ndeshjeve./lajmi.net/