Erërat e fuqishme shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Lipjanit

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën gjatë mbrëmjes së sotme kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Lipjanit. Si pasojë e motit të lig, në disa pjesë të qytetit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, duke shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre zonave, transmeton lajmi.net. Kujtojmë se erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar…

Lajme

19/11/2026 21:58

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën gjatë mbrëmjes së sotme kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Lipjanit.

Si pasojë e motit të lig, në disa pjesë të qytetit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, duke shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre zonave, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme edhe në disa pjesë të tjera të vendit. Në Krushë të Madhe të Rahovecit janë dëmtuar sera bujqësore, ndërsa në Shadërvan të Prizrenit era ka rrëzuar tavolina dhe karrige të lokaleve të gastronomisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar për erëra me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me mundësi të rafaleve edhe më të fuqishme./lajmi.net/