Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë intervistohet si i dyshuar nga Krimet Ekonomike

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, është intervistuar sot, më 19 nëntor 2026, nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Intervistimin e tij për lajmi.net e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij është përgjigjur në të gjitha pyetjet…

Lajme

19/11/2026 20:47

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, është intervistuar sot, më 19 nëntor 2026, nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Intervistimin e tij për lajmi.net e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij është përgjigjur në të gjitha pyetjet e hetuesve, raporton lajmi.net.

“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar”, ka deklaruar Qerkini për lajmi.net

Përveç Brestovcit, lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe shefi i Ndërtimeve në Komunën e Prishtinës dhe katër inspektorë të tjerë.

Dyshohet se hetimet lidhen me disa ndërtime në kryeqytet, ndërsa detaje të tjera për rastin nuk janë bërë të ditura./Lajmi.net/