Ndalimi i tregtimit të rrymës nga Serbia, Lushaku-Sadriu: Veç thellim i pabarazisë e hi syve militantëve

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, reagoi ndaj vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke ngritur shqetësime për zbatimin e tij në pjesën veriore të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ajo pretendoi se masa e marrë nga ekzekutivi nuk po zbatohet edhe në veri të…

Lajme

16/11/2026 16:51

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, reagoi ndaj vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke ngritur shqetësime për zbatimin e tij në pjesën veriore të Kosovës.

Ajo vuri në pikëpyetje efektin e vendimeve të Qeverisë, duke thënë se ato nuk po sjellin përmirësime për qytetarët, por po e thellojnë pabarazinë.

“Qysh?! Vendimi i Qeverisë sonë për mos me ble rrymë nga Serbia nuk po vlejka edhe për Veriun e Kosovës, a?! Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?! Dmth prap se prap shqiptarët me pagu më shtrejt rrymën?! Çka po ndodhë, o vlla?! Pse këso vendime pa asnjë ndikim pozitiv për qytetarët e Kosovës?!. Veq thellim i pabarazisë e hi syve militantëve!”, shkroi Lushaku-Sadriu.