Gjenden disa mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan, njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr ato
Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur të shtunën në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 15 nëntor, rreth orës 15:05, nga disa persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë…
Lajme
Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur të shtunën në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 15 nëntor, rreth orës 15:05, nga disa persona.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara shpërthyese.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me llojin dhe numrin e mjeteve të gjetura.
“Lipjan 15.11.2026-15:05. Raportohet se nga disa persona janë gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor i cili ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/